Moti- Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Ditën e sotme (19 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




