Universiteti “Fan Noli” çel shkollën verore, në fokus menaxhimi i projekteve

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka çelur shkollën verore për studentët e interesuar mbi menaxhimin e qëndrueshëm të projekteve në institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo shkollë verore është shumë e nevojshme pasi nuk është vetëm në kuadrin teorik por ka një ndërthurje të jashtëzakonshme edhe me praktikën”, u shpreh një mësuese.
Gjatë tre ditëve pjesëmarrësit do të trajnohen mbi 6 module për aplikimin e projekteve, por njohuritë nuk do të mbeten vetëm në teori, pasi ata do të kenë mundësi të punojnë në praktikë.
“Modulet kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e projektit, me thirrjet për të aplikuar projektin, me hartimin e objektivave”, theksoi, Prof. As. Dr. Benita Stavre, Koordinatore.
Një nga modulet e rëndësishme mbi të cilat janë trajnuar pjesëmarrësit është buxheti i projekteve.
“Në këtë shkollë studentët do të mësojnë si të krijojnë një buxhet që është me templetet e BE”, tha Ardi Çërrava, Trajnues.
Kjo shkollë synon të pajisë studentët me njohuri praktike në menaxhimin e qëndrueshëm të projekteve, me fokus në zhvillimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe përfshirjen e tyre në iniciativa zhvillimore, mjedisore dhe shoqërore.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





