Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët në Gjirokastër njihen me kriteret dhe procedurat e aplikimit

Bujqësi | 5 muaj më parë

Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi, fermerët në të gjithë vendin kanë nisur interesimin për mënyrën e aplikimit dhe përfitimit nga fondet mbështetëse.

Në qarkun e Gjirokastrës, interesi është përqendruar kryesisht tek disa nga masat kryesore të financimit, të cilat pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fermave dhe rritjen e prodhimit bujqësor.

“Janë pagesa të drejtpërdrejta për fermerët që kanë në pronësi, ku sivjet është ulur kufiri nga 10 krerë në pesë krerë. Pra mjafton një fermë më 5 gjedhë që mund të aplikojë dhe përfitoj një vlerë prej 12 mijë lek për krerë nëse janë të matrikulluara. Për tufën bazë dele-dhi kufiri minimal është 50 krerë gjithashtu edhe tek bletaria kufiri minimal ka qenë 50 zgjoje dhe është bërë 25”, u shpreh Specialisti i Bujqësis, Balil Bineri.

Sipas specialistëve, përfitimi nga skemat kërkon plotësimin e disa kritereve bazë, që lidhen me dokumentacionin.
“Aplikanti përveç paraqitjes së dokumentacionit të ketë NIPT aktiv dhe ndryshimi nga viti i kaluar është që të ketë paguar sigurimet shoqërore”, tha ai.

Skemat mbështetëse konsiderohen një ndihmë e rëndësishme për sektorin bujqësor, sidomos në zonat rurale, ku fermerët synojnë të rrisin kapacitetet prodhuese dhe të përmirësojnë ekonominë familjare.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme