Pogradeci merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Agrokos & Turizëm” që po mbahet në Prishtinë

Aktualitet | 4 muaj më parë

Bashkia Pogradec po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Agrokos & Turizëm” i cili po zhvillohet në Prishtinë të Kosovës, duke promovuar vlerat e agroturizmit dhe potencialin turistik të zonës. Në këtë aktivitet, Bashkia përfaqësohet së bashku me subjekte të agroturizmit të cilat prezantojnë produktet tradicionale, gastronominë dhe ofertën turistike të Pogradecit.

Panairi “Agrokos & Turizëm”konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për sektorin e agrobiznesit dhe turizmit në rajon, duke shërbyer si një platformë inovacioni, bashkëpunimi dhe krijimi mundësish të reja për bizneset.

Panairi sjell së bashku sektorët kryesorë të ushqimit, pijeve, agrobiznesit dhe turizmit, duke krijuar ura bashkëpunimi mes operatorëve ekonomikë dhe tregjeve vendore e ndërkombëtare.

Përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Bashkia Pogradec synon të promovojë produktet lokale, traditën kulinare dhe destinacionet turistike të zonës, si dhe të krijojë kontakte të reja që mund të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit.

Krahas ofertës turistike Pogradec çeli zyrtarisht këtë panair përmes valleve dhe këngëve nga ansambli i Qendrës Kulturore Lasgush Poradeci.

Gazetare: K. Koçi  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme