Velipoja në fillim të qershorit, pushuesit e parë mbushin plazhin, dominon turizmi familjar
Ndonëse jemi në ditët e para të qershorit, pushues të shumtë kanë nisur tashmë prej ditësh të frekuentojnë Velipojën, duke bërë që sezoni në këtë bregdet të nisë më herët.
Administratori i Velipojës Sandër Viluni, shprehet se përgatitjet për sezonin kanë nisur prej kohësh, me qëllim garantimin e kushteve sa më të mira për pushuesit.
“Me çfarë duket, kemi fillim të mbarë sezoni. 30% e sipërfaqes është zonë publike. Janë edhe tre parcela që menaxhohen nga bashkia”, tha ai.
Ndërkohë, pushuesit e parë që kanë zgjedhur Velipojën këtë fillim sezoni janë kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe shkodranë. Ata shprehen se rikthehen çdo vit për shkak të qetësisë që ofron zona, hapësirave të gjera dhe çmimeve të përballueshme krahasuar
“Vij nga Gjakova. Do të rrimë disa ditë, është shumë vend i bukur, shumë vend i mirë edhe vend i përshtatshëm”, tha një pushues.
“Jam shkodran i vjetër. Si Velipoja nuk ka plazh. Unë vij vetëm për këtë rërë dhe ujë”, u shpreh një pushues.
Pritet që Velipoja këtë sezion turistik të njohë një fluks edhe më të lartë pushuesish, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj si një ndër destinacionet më të preferuara të turizmit veror në vend.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





