Moti- Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Aktualitet | 4 muaj më parë

Ditën e sotme (9 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme