Rriten kërkesat në agjencitë turistike, muaji korrik sjell fluks më të lartë rezervimesh
Muaji korrik shënon rritje të lëvizjeve në agjencitë turistike në Kukës, si pasojë e rikthimit të emigrantëve për pushimet verore.
Punonjësit e agjencive turistike thonë se gjatë kësaj periudhe vihet re një interes më i madh për rezervime dhe shërbime udhëtimi nga emigrantët që kthehen pranë familjeve të tyre.
Paralelisht me fluksin e emigrantëve, agjencitë turistike po përballen edhe me një rritje të kërkesave nga qytetarët nga Kuksi për të kaluar pushimet jashtë vendit.
“Interesi për vendasit e Kukësit, domethënë periudha korrik gusht më shumë është në fakt të kthehen emigrantët. Ndërsa për sa i përket emigrantëve që ndodhen jashtë si në Angli, Amerikë, Itali, Gjermani ë normal interesi është shumë i madh për periudhën korrik dhe gusht dhe që zgjedhin t’i bëjnë pushimet në vendin e tyre, pra në Shqipëri”, tha Klodiana Visha punonjëse në agjensi turistike.
Një ndër destinacionet më të preferuara mbetet Turqia.
“Ka dhe nga ata që pronotojnë vendet domethënë në Europë diku zakonisht të Kukësit pushimet preferojnë ë Stambollin domethënë zonat e Bodrumit, Antalias, zonat bregdetare nga miksi i korrikut, fundi i korrikut deri në gusht deri dhe në fund të gushtit ka që vijnë”, tha ajo.
Sipas tyre, sezoni veror mbetet periudha më e ngarkuar e vitit, si për udhëtimet e emigrantëve drejt vendlindjes, ashtu edhe për pushimet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





