Pika e re kufitare Zogaj- Skje, synohet hapja e pikë kalimit të ri mes Shqiperisë dhe Malit te Zi
Ndërkohë që po shkon drejt përfundimit të plotë investimi për rikonstruksionin e rrugës Shirokë–Zogaj–Skie, autoritetet doganore dhe policitë kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë intensifikuar kontaktet për zbatimin e marrëveshjes që parashikon hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me një ndalesë
Në takimin e zhvilluar në terren një ditë më parë mes përfaqësuesve të dy vendeve, në fokus ishte përcaktimi i vendndodhjes së pikës doganore dhe plotësimi i elementëve teknikë të nevojshëm për vënien e saj në funksion sa më shpejt.
Pikërisht ku gjatë periudhës së monizmit deri në fillimin e vitit 1990 ekziston një pikë e rëndësishme në këtë zonë. Tashmë shumë shpejt brenda kësaj vere pritet që të hapet pika më e re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke bërë të mundur rilidhjen e pjesëve të ndara të kësaj treve shqiptare.
Synimi i palëve është kjo pike kufitare të jetë në funksion këtij sezoni veror.
Rikonstruksioni i rrugës Shirokë–Zogaj dhe hapja e afërt e Pikës së Përbashkët Kufitare Zogaj–Skje pritet të sjellin jo vetëm lehtësim të lëvizjes ndërkufitare, por edhe mundësi të reja për zhvillimin ekonomik, tregtar dhe turistik të zonës.
Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për rritjen e potencialit turistik përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës
Gazetar: A.HOTI
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




