Student dhe i punësuar në degën që studion, sektori privat më fleksibël, mundësi edhe në administratë, arsim dhe shëndetësi
Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë po gjejnë gjithnjë e më shumë mundësi punësimi, jo vetëm pas diplomimit, por edhe gjatë viteve të studimit. Një prej tyre është Ina Bala, studente e programit Informatikë Biznesi, e cila aktualisht është e punësuar.
“Unë kam studiuar për informatik biznesi dhe aktualisht diplomohem dhe rreth 5 muajsh jam profilizuar në degën e marketingut dhe punoj në një agjenci”, u shpreh studentja.
Sipas specialistëve të Sektorit të Karrierës dhe Alumni, programet e studimit janë të orientuara drejt kërkesave të tregut të punës, duke i ndihmuar studentët të integrohen më lehtë në profesionet e tyre.
“Një pjesë e mirë e tyre janë të orientuar drejtë sektorit privat kjo për shkak të mundësive të menjëhershme të punësimit por dhe për shkak të procedurave të rekrutimit që janë pak më fleksbël. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë të punësuar në sektorin publik”, tha Klaudia Sadikaj, Specialiste Alumni.
Gjatë studimeve, studentët përfitojnë orientim profesional, këshillim dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive dhe gjetjen e mundësive të punësimit, duke krijuar ura lidhëse mes universitetit dhe tregut të punës.
Gazetare: E. FilI
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





