Zonat e mbrojtura fluks të lartë vizitorësh, Parku Kombëtar i Alpeve po shënon numër rekord turistësh
Zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës edhe këtë vit po njohin një fluks të lartë vizitorësh.
Sipas të dhënave zyrtare, në pesë muaj të parë të këtij viti mbi 200 mijë vizitor kanë frekuentuar këto zona, ku Parku Kombëtar i Alpeve po shënon rekorde turistësh në këto javë te para te sezonit.
Vetëm gjatë muajit maj Thethi është frekuentuar nga afro 43 mijë turistë vendas dhe të huaj.
“Vetëm statistikat që kemi të muajve të parë të këtij viti tregojnë një rritje progresive në të gjitha zonat e territorit të Shkodrës. Kryesisht, kjo rritje është në Parkun Kombëtar të Alpeve, ku tani më e dimë se shtigjet e famshme, si shtegu Valbonë–Theth apo monumentet e natyrës, siç kemi Ujëvarën e Syrit të Kaltër dhe kanionet, si në pjesën e Vermoshit apo në pjesën e Thethit, kanë një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve. Një fakt i cili bie në sy këtë vit, po flasim për gjashtëmujorin e parë, është kryesisht një rritje e turizmit të shtetasve të huaj. Për të garantuar sigurinë e turistëve dhe për të lehtësuar orientimin, veçanërisht në shtigjet malore”, tha Agim Dardha Drejtor i ADZM Shkodër
Për të garantuar sigurinë e turistëve dhe për të lehtësuar orientimin, veçanërisht në shtigjet malore, institucionet përgjegjëse kanë shtuar sinjalistikën orientuese në disa prej itinerareve më të frekuentuara. Njëkohësisht është forcuar bashkëpunimi me guidat turistike dhe operatorët lokalë, me qëllim parandalimin e incidenteve.
Krahas Thethit, një numër të konsiderueshëm pushuesish po tërheq edhe Velipoja. Temperaturat e larta të javëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të frekuentimit të plazhit, veçanërisht gjatë fundjavave. Drejtuesit e Administratës së Zonave të Mbrojtura vlerësojnë se tendenca e rritjes së vizitorëve pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, duke e bërë këtë një nga sezonet më të suksesshme turistike për zonat e mbrojtura të qarkut të Shkodrës
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





