Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin
Fundjava e fundit e muajit qershor ka sjellë fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në aksin Lezhë–Milot, si edhe në rrugën që të çon drejt Shëngjinit.
Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, kryesisht me targa të Kosovës, të cilat po i drejtohen bregdetit të Shëngjinit dhe Velipojës për të kaluar fundjavën, të favorizuar edhe nga temperaturat e larta.
Për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika problematike, duke orientuar dhe disiplinuar lëvizjen e automjeteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




