Turizmi në rritje në Lezhë, Shëngjin dhe Tale 15% më shumë vizitorë, rritet edhe interesi nga turistët e huaj
Teksa sezoni turistik ka nisur zyrtarisht prej një muaji, turizmi në Lezhë ka njohur rritje. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji numri i vizitorëve dhe turistëve është 15% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përveç pushuesve shqiptarë dhe atyre nga Kosova, zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales po frekuentohen gjithnjë e më shumë edhe nga turistë të huaj, të cilët përbëjnë rreth 20% të totalit të vizitorëve te kësaj periudhe.
“Kjo tregon që rritja e shumë shërbimeve, trajnimi i personelit më i mirë, oferta, promocion që po i bëhet Lezhës, kontaktet, panairet, bashkëpunimet me agjenitë turistike si kombëtare, si ndërkombëtare po sjellin turistë’, tha Renaldo Xhanaj, drejtor i turizmit, bashkia Lezhë.
Operatorët turistikë thone se përmirësimi i shërbimeve, dhe çmimet konkurruese kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për të kaluar pushimet në Shëngjin. Sipas tyre, rezervimet janë në të kënaqshme dhe interesi vijon të rritet.
Sezoni turistik në Shëngjin pritet të arrijë kulmin gjatë muajve korrik dhe gusht. Numri i rezervimeve mbetet i lartë, duke konfirmuar interesin në rritje për këtë zonë, e cila po konsolidohet si një nga destinacionet turistike më të kërkuara në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





