Unai Simon thyen rekordin e Zengës në Kupën e Botës

Ndalet në 650 minuta pa pësuar gol spanjolli Unai Simon, që thyen rekordin që mbijetonte që nga Italia 90’. Duke shtuar minutat e tij pa pësuar gol në këtë turne me ato të dy ndeshjeve të fundit të edicionit të vitit 2022 të Katarit, Unai Simon është bërë portieri me serinë më të gjatë pa pësuar në një Kupë Bote. Dhe ai ia rrëmbeu rekordin një portieri italian: Walter Zenga në Italia ’90.
1) UNAI SIMON (Spanjë)
Seria më e madhe paësuar: 650 minuta
Edicionet: 2022 (që nga ndeshja e tretë e grupit kundër Japonisë) dhe 2026 (pesë ndeshje pa pësuar gola, deri në raundin e 16-shes)
2) ËALTER ZENGA (Itali)
Seria më e gjatë pa pësuar: 518 minuta
Edicioni: 1990 (nga minuta e 1-rë e ndeshjes së parë deri në minutën e 68-të të gjysmëfinales)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




