13.5 milionë euro kompensim për fermerët, Salla: Numër i lartë aplikimesh për subvencione

Bujqësi | 3 muaj më parë

Vlera totale e kompensimit të faturave të shitjes për fermerët ka arritur në 13.5 milionë euro. Ministri i Bujqësisë e bëri të ditur këtë gjatë një takimi me fermerë dhe përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale në Pogradec.

“Deri në këto momente ne flasim në një shifër prej 13.8 milion euro që është një shifër e konsiderueshme në mbështetje të bujqësisë dhe sektorit bujqësor për t’i mbështetur për herë të parë për atë çfarë punojnë. Pra ai që punon tokën vlerësohet drejtpërdrejtë”, tha Salla.

Ministri u ndal edhe te skemat kombëtare të subvencionimit. Sipas tij, ndryshimet në kriteret e përfitimit kanë zgjeruar mbështetjen për fermerët e vegjël dhe të rinjtë.

“Sepse ne kemi ulur numrin e pragut nga 100 krerë në 50 krerë, nga 10 krerë për lopë në pesë në pesë krerë. Shumë të rinj që e kanë aplikuar në blegtori që janë masat ku ne kemi vënë për herë të parë një shifër prej 10.000€ është grant për t’i mbështetur të rinjtë”, tha ministri.

Sa i takon dëmeve nga përmbytjet, ministri tha se procedurat ligjore janë drejt përfundimit dhe se procesi i dëmshpërblimit do të nisë menjëherë pas miratimit të aktit normativ.

“Jemi në fazën përfundimtare ku së bashku me emergjencat civile për Ministrinë e Mbrojtjes do të kalojmë në procedurën e dëmshpërblimit të tyre”, tha Salla.

Ministria e Bujqësisë synon që përmes subvencioneve, kompensimeve dhe dëmshpërblimeve të rrisë mbështetjen financiare për fermerët në të gjithë vendin.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme