Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Eqrem Çabej”, tetë programe studimi që i kërkon tregu
Me një aktivitet 10-vjeçar, Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Eqrem Çabej” ofron për të rinjtë pesë programe studimi Bachelor që i përgatisin ata për tregun e punës. Mes tyre renditen edhe degët e përbashkëta me universitete italiane.
“Aktualisht Fakulteti Ekonomik ofron këto programe Bachelor në Kontabilitet, Financë, Administrim Publik dhe Turizëm, të cilët bëjnë të mundur përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Gjithashtu, Fakulteti Ekonomik ofron edhe dy programe Bachelor të përbashkët me dy universitete italiane: Menaxhim Dixhital në Universitetin e Salendos dhe Menaxhimi i Turizmit të Qëndrueshëm në Universitetin e Molicës, të cilët u ofrojnë një mundësi jashtëzakonisht të shkëlqyer studentëve për t’u diplomuar dhe për të marrë një diplomë të vlefshme në tregun evropian.” – u shpreh për RTSH Lorenc Koçiu, Dekan i Fakultetit Ekonomik, Gjirokastër.
Në listën e programeve të këtij fakulteti renditen edhe programet dyvjeçare profesionale:
“Ekonomist, asistent administrativ dhe asistent menaxher në shërbimet turistike, të cilat duhet të theksoj që janë tregje jashtëzakonisht të mira sepse po formojnë një staf jashtëzakonisht të mirë për tregun e punës. Fakulteti Ekonomik është i hapur kundrejt gjithë maturantëve të rinj duke ofruar cilësi në arsimin e lartë, duke ofruar mbështetje dhe duke ofruar mundësi si dhe mobilitetin e studentëve për të lëvizur me të gjitha ato universitete partnere me të cilat ne kemi marrëveshje.”
Ndër vite, pedagogët e këtij fakulteti kanë punuar për ngritjen e tyre profesionale. Sot 75% e stafit akademik janë pajisur me tituj dhe grada shkencore, ndërsa 25% janë në proces doktorature.
Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





