Nisin aplikimet në Universitetin e Korçës, nga 27 korrik deri më 1 gusht maturantët zgjedhin 10 programe studimi
Nga data 27 Korrik, e deri më 1 Gusht, të gjithë maturantët, do të mund të aplikojnë për listën e degëve që duan të studiojnë. Përmes portalit U-Albania, ata mund të zgjedhin 10 degët, ku synojnë të fitojnë universitetin. Rezultatet e provimeve, mesatarja, por edhe statistikat e viteve të kaluara i ndihmojnë maturantët që të orientohen më mirë në degët që duan dhe degët që mund të arrijnë.
“Aplikimet për në universitet kanë nisur më 27 korrik dhe do të vijojnë deri më 1 gusht. Gjatë kësaj periudhe, çdo maturant mund të përzgjedhë deri në 10 preferenca studimi përmes portalit U-Albania. Universiteti ‘Fan S. Noli’ ofron 26 programe bachelor dhe shtatë programe profesionale dyvjeçare, të shpërndara në katër fakultete, ku maturantët mund të aplikojnë sipas preferencave të tyre”, tha Artur Prifti, Drejtor i Kurrikulës Universiteti Fan Noli.
Procesi i aplikimit nuk është i vështirë por pranë universitetit Fan Noli në Korçë ofrohet edhe ndihmë për të gjithë ata maturantë që nuk mund ta kryejnë vetë këtë aplikim.
Më tej pas shpalljes së listave me aplikantët fitues, nga 26 gushti e deri më 8 shtator është procesi i regjistrimit të maturantëve në degët ku ata janë shpallur fitues.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





