Stiven Shpendi në radarët e Padova-s, Empoli kërkon 4.5 milionë euro për sulmuesin shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, mund të ndryshojë sërish skuadër. Emri i tij së fundi ka dalë në planet e Padova-s në Itali, por Empoli, që ka pronësinë e lojtarit, nuk dëshiron të privohet lehtë nga 22-vjeçari.
Drejtuesit e Empolit, sipas “Gazzetta dello Sport”, kanë vendosur çmimin 4.5 milionë euro për futbollistin shqiptar, ndaj dhe lëvizja nuk do të jetë aq e lehtë. Të dyja skuadrat, si Empoli, ashtu edhe Padova, bëjnë pjesë në Serie B, kështu që për Shpendin nuk do të kishte ndonjë ndryshim kampionati.
Sulmuesi ka si qëllim të luajë rregullisht për të rritur nivelin dhe për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Sezonin e fundit Empoli e huazoi Shpendin te Cesena, tani mbetet të shihet çfarë vendimi do të marrë, duke parë interesimin e Padova-s.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




