Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi zhvillohet online në e-Albania më 6 Gusht

Arsim | 2 muaj më parë

Një mundësi e re u jepet maturantëve që dëshirojnë të vijojnë studimet e larta.

Ministria e Arsimit do të rihapë për një ditë aplikimet për formularët A1 dhe A1Z për raundin e dytë të regjistrimeve në universitete.

Maturantët, në datën 6 gusht, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do t’u jepet mundësia të plotësojnë formularët për të vijuar aplikimin dhe garën për studimet universitare.

Ky proces zhvillohet online në e-Albania dhe u adresohet maturantëve të këtij viti, por dhe atyre të viteve të kaluara që duan të regjistrohen në universitet.

Hapat që çdo kandidat duhet të ndjekë janë: hyrja në portalin e-Albania me kredencialet e tyre, zgjedhja e shërbimit për formularët e Maturës Shtetërore A1 dhe A1Z, plotësimi i formularit me kujdes brenda orarit zyrtar, konfirmimi i aplikimit në shkollën përkatëse sipas udhëzimeve.

Kandidatët këshillohen të mos e lënë aplikimin për momentet e fundit, në mënyrë që të shmangin mbingarkesën e sistemit dhe të kenë kohë të verifikojnë me kujdes të dhënat e tyre përpara konfirmimit përfundimtar.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme