“Pushtohet” kisha në Madeira, por nuk është dasma e Ronaldos

Cristiano Ronaldo reagoi me ironi ndaj kaosit që përfshiu Madeirën të shtunën. Qindra njerëz u mblodhën në sheshin përballë Katedrales së Funchalit – vendi që gazeta “The Sun” e kishte identifikuar javën e kaluar si vendndodhjen e dasmës së pretenduar të kapitenit të kombëtares portugeze me Georgina Rodríguezin.
Ronaldo komentoi me disa “emoji” që shprehin të qeshura në një postim në Instagram rreth ngjarjes, të publikuar nga një gazetë e Madeirës. Bëhej fjalë thjesht për një thashethem dhe ylli portugez zgjodhi të reagonte me një dozë ironie.
Edhe Katedralja e Funchalit ka vendosur t’u bashkohet festimeve. Kisha njoftoi martesën e… Nicolës dhe Fábios në faqen e saj në Facebook. “Pas gjithë asaj rrëmuje në rrugë, me kaq shumë gazetarë e turistë, më në fund ia dolëm ta mbyllnim kishën dhe të festonim,” thuhet në mbishkrimin e postimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




