Rama ndan pamjet nga takimet me drejtuesit politik të PS dhe ministrat: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Politikë | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga takimet e zhvilluara në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet, drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në fokus të të cilit ishte puna e bërë gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës të socialistëve, si dhe te prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar takimin në Pogradec si një moment reflektimi dhe angazhimi për vijimin e programit qeverisës. Sipas Ramës, kjo frymë e re vjen edhe si rezultat i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë gjatë dy ditëve të takimeve në Pogradec.

“Ndjesia e mirë e një sezoni politik me energji të reja dhe të tjerë hapa vendimtarë drejt Shqipëri 2030, ku rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit do të jetë domethënëse, buron edhe nga fakti i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë në dy ditët e maratonës së Pogradecit”, shkruan kryeministri, duke theksuar se në periudhën e ardhshme rëndësi do t’i kushtohet edhe rritjes së cilësisë së ndërveprimit me qytetarët.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë gjithashtu objektivat e qeverisë për vitin e dytë të mandatit, me synimin për të vijuar reformat dhe përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme