Rama: “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, pa emigracionin s’do kishim arritur asgjë

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ka theksuar se shqiptarët kanë lulëzuar në vende të tjera dhe ka kritikuar ashpër sloganin “Shqipëria u përket shqiptarëve”, duke e cilësuar atë si neveritshëm dhe të turpshëm.
Në fjalën e tij, Rama tha se gjatë muajve të fundit ka dëgjuar këtë slogan që u bë shumë i dëgjuar në Shqipëri.
Sipas tij, nëse të njëjtin qëndrim do të kishin mbajtur vendet ku shqiptarët emigruan dhe arritën sukses, “të gjithë nuk do të kishim mundur të bënim asgjë. Thjesht do të kishim ndenjur në shtëpi”.
“Gjatë muajve të muajve kam dëgjuar slogan i neveritshëm dhe i turpshëm që u bë shumë i dëgjuar në Shqipëri; Shqipëria u përket shqiptarëve.
Po nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për ato vende ku shkuan shqiptarët dhe lulëzuan për më tej, të gjithë nuk do të kishim mundur të bënim asgjë.
Thjesht do të kishim ndenjur në shtëpi. Imagjinoni për një moment nëse Amerika do t’u përkiste amerikanëve dhe gjithë shqiptarët do të shkonin në shtëpi. Ku do të ishim? Do të ishim në epokën neonaziste 4.0”, u shpreh kryeministri Rama.
Rama theksoi më tej se “Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ashtu siç shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Sigurisht është shtëpia e shqiptarit, por në shtëpinë e shqiptarit duhet të ketë vend për gjithkënd që bujtet e vjen dhe për t’i ofruar ndihmë.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




