Trajnimi i mësuesve në Korçë. Nis faza e dytë, në fokus kurrikula e re dhe përdorimi i teknologjisë

Arsim | 2 orë më parë

Ka nisur faza e dytë e trajnimeve për mësuesit e arsimit parauniversitar, në kuadër të Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, e cila për qarkun e Korçës realizohet në bashkëpunim me Universitetin Fan Noli.

Gjatë kësaj faze, pedagogët dhe ekspertët e universitetit janë duke kryer trajnimin e mësuesve, i cili ofrohet plotësisht falas. Trajnimet fokusohen në zhvillimin profesional bazuar në përditësimet kurrikulare për klasat 1, 6 dhe 10-të, si dhe në përdorimin e teknologjisë në praktikën shkollore për çdo lëndë.

Ky program për Universitetin e Korçës përfshin mësuesit e të gjithë qarkut, duke përfshirë zyrat vendore arsimore Korçë, Pustec, Pogradec, Devoll, Kolonjë, Maliq dhe zyrën arsimore të Prenjëasit.

Për ditën e sotme, këtë fundjavë janë duke u zhvilluar trajnimet me mësuesit e zyrës arsimore të Pogradecit prej dy ditësh. Është një proces të cilit i nënshtrohen të gjithë mësuesit e të gjitha profileve. Ky trajnim ofrohet falas nga Ministria e Arsimit.

Në fund të trajnimit, mësuesit certifikohen me kreditë, të cilat janë një detyrim që ka çdo mësues për zhvillimin e tij profesional.

E veçanta e trajnimit të kësaj faze është fakti sepse mësuesit po trajnohen për ndryshimet e reja kurrikulare që kanë ndodhur në klasat e para, të gjashta dhe në klasat e 10-ta, në komplet kurrikulën.

Pra, meqenëse ka filluar kurrikula e re, trajnimi do të kryhet nga të gjithë mësuesit e qarkut të Korçës, ndërsa këtë fundjavë në auditor janë ulur mësuesit e Pogradecit”, tha . DR. Olger Brame, Koordinator i Qendrës së Formimit të Vazhduar

Trajnimi do të kryhet nga të gjithë mësuesit e qarkut të Korçës, ndërsa këtë fundjavë në auditorë janë ulur mësuesit e Pogradecit. Në fund të trajnimit, mësuesit do të vlerësohen me nga 8 kredite, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin profesional të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme