Cërrik/Aksident me motor, humb jetën një 21-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në lagjen nr. 3, në Cërrik, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me një shtyllë.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke u përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Në motomjet ndodhej edhe shtetasi D. C., 17 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



