San Marino, Cevoli: E njoh mirë Shqipërinë, ekip i kompletuar dhe me talente të mëdha individuale

Kombëtarja | 2 orë më parë

Trajneri i kombëtares të San Marinos, Roberto Cevoli, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë në Nations League.

Ish-trajneri i Teutës, Roberto Cevoli është plotësisht i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, megjithatë, siç thekson ai, këto janë situata që i njohin mirë.

“Skuadra e Rolando Maranit, një ekip që e njoh mirë, është një formacion i kompletuar dhe me talente të mëdha individuale. Duhet ta gjejmë sërish veten dhe të tregojmë sërish se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Jam i bindur se kombëtarja do të tregojë atë vendosmëri që disi mungoi ndaj Finlandës”, ka thënë mes të tjerash Cevoli.

Roberto Cevoli e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi në sezonin 2016-2017 ka drejtuar për disa javë Teutën në kampionatin shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme