Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe te Parku i Liqenit
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një objekt katërkatësh pa leje në zonën e Liqenit të Tiranës, duke ekzekutuar vendimin pas përfundimit të një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tetë vite.
Objekti ishte konstatuar në vitin 2018 pa dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor dhe ishte skualifikuar edhe nga procesi i legalizimit. IMT nxori vendimin për prishjen e tij më 22 janar 2018, por pronari, Myslym Sina, e kundërshtoi vendimin në gjykatë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesëpadinë e pronarit. Më 24 qershor 2026, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit të IMT-së pas komunikimit të tij.
Sipas Bashkisë së Tiranës, ndërhyrja e sotme liron një pjesë të Parkut të Liqenit të Tiranës nga një ndërtim pa leje, ndërsa thekson se do të vijojë zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e territorit dhe të hapësirave të gjelbra të qytetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



