Ura e re e Bahçallëkut në Shkodër, Rama: Investim që do të lehtësojë lëvizjen

Aktualitet | 1 orë më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër, një projekt që synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në hyrje të qytetit.

Përmes një postimi, kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit pamje nga ecuria e punimeve, duke theksuar se projekti po merr formë gradualisht. Rama e ka shoqëruar publikimin me një mesazh për qytetarët, ku ka vënë në dukje funksionin që pritet të ketë kjo vepër infrastrukturore në përmirësimin e lëvizjes në këtë zonë.

Ndërtimi i urës së re në Bahçallëk është një ndër projektet infrastrukturore që lidhen me përmirësimin e aksesit dhe të qarkullimit rrugor në hyrje të Shkodrës. Kjo zonë përbën një pikë të rëndësishme për lëvizjen e automjeteve drejt dhe nga qyteti, ndaj ndërhyrjet infrastrukturore synojnë të ndikojnë në organizimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes për drejtuesit e mjeteve.

“Mirëmëngjes dhe me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Përmes publikimit të pamjeve nga kantieri, Rama ka bërë të ditur ecurinë e projektit, ndërsa punimet vijojnë për ndërtimin e urës së re.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme