Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

Një 67-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë, pasi është dënuar me 26 vite burg për vepra penale që lidhen me abuzimin dhe ngacmimin seksual të të miturve.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët brazilianë, finalizoi procedurën e ekstradimit në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Bëhet fjalë për shtetasin Artef Lekaj, banues në Shkodër.
Lekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e kishte dënuar me 26 vite burg për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë viteve 2020-2021, 67-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.
Pas ekstradimit në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





