Alarm virusi te Suedia, Potter nuk kishte 11 lojtarë ndaj Bosnjës në Ligën e Kombeve

Futboll Bota | 1 orë më parë

Një emergjencë shëndetësore e papritur u bë pengesë në rrugëtimin e Suedisë në grupin B4 të Ligës së Kombeve. Para ndeshjes së zhvilluar në Zenicë kundër Bosnjës, skuadra e trajnerit Graham Potter u bë një vatër gripi, që la jashtë 11 futbollistë.

Nga virusi u prekën elementë të ndryshëm, mes të cilëve Yasin Ayari, Benjamin Nygren, Gustaf Lagerbielke, Elliot Stroud dhe Patrik Walemark. Duke shtuar edhe të dëmtuarit e mëparshëm në grup, ish-trajneri i Chelsea nuk kishte të disponueshëm plot 11 futbollistë.

Mjeku i skuadrës suedeze, Jonas Wernerm qartësoi situatën, duke folur për masat e marra nga stafi. “Po bëjmë gjithçka që të kufizojmë përhapjen e virusit. Po monitorojmë me kujdes gjendjen e lojtarëve të sëmurë”.

Për siguri, lojtarët e kapur nga virusi janë izoluar nga pjesa tjetër. Federata e Suedisë ka vepruar me shpejtësi, duke thirrur me urgjencë Felix Beijmo, Samuel Dahl, Hugo Bolin, Ken Sema dhe Eric Smith. Trajneri Potter ka folur për një situatë të paprecedentë: “Nuk më ka ndodhur kurrë të përballoj një situatë me kaq shumë probleme njëkohësisht”.

Ndeshja në Bosnjë përfundoi me rezultatin 1-1. Gyokeres kaloi Suedinë në avantazh, ndërsa për Bosnjën barazoi Alajbegovic.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme