San Marino, Cevoli: Rrallë luajmë në stadiume të tilla, shpresojmë të kemi edhe fat

Trajneri i San Marinos, Roberto Cevoli ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Tekniku i San Marinos vlerëson Shqipërinë si një kundërshtar i fortë, por deklaron se skuadra e tij vjen në Tiranë për të treguar veten dhe nëse ka edhe pak fat mund të marrë një rezultat pozitiv.
“Ne kërkojmë gjithmonë të jemi pozitivë dhe këtë e kemi treguar edhe në ndeshjet e fundit. Jemi në grup me skuadra të forta dhe kjo është një mundësi e mirë për ne të përballemi me ekipe të tilla. Sepse ky është motiv rritje tepër i rëndësishëm. Do të përpiqemi ashtu si bëmë edhe ndaj Bjellorusisë që të krijojmë raste shënimi, ndërsa shpresojmë të kemi edhe fat.
Sigurisht që Shqipëria është ekip i fortë dhe i nivelit të lartë. Në ndeshjen e kaluar kundra nesh patën fatin që zhbllokuan shumë shpejt takimin, por ne mendoj se i bëmë detyrat tona. Madje zhvilluam ndeshje të mirë. Nuk lejuam hapësira edhe pse në fazën sulmuese nuk bëmë shumë. Patëm 2-3 raste, por nuk i shfrytëzuam, por pa i hequr edhe meritat portierit të Shqipërisë që kreu ndërhyrje shpëtimtare
Jemi të kënaqur që do të luajmë në një stadium të bukur duke shpresuar se do të jetë i mbushur plot, pasi në këtë mënyrë edhe ne marrim më shumë stimuj për të luajtur më mirë. Rrallë na ndodh të luajmë në stadium të tilla, por shpresoj që edhe publiku vendas të vlerësojë impenjimin tonë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i San Marinos.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




