Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Kosovë | 45 minuta më parë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri. Kërkesa është dorëzuar më 5 tetor 2026 dhe lidhet me përfundimin e mandatit gjashtëmujor të Haxhiut si ushtruese e detyrës së Presidentes.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ndër çështjet kryesore është pyetja nëse Haxhiu mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale edhe pas përfundimit të këtij afati dhe mbi çfarë baze kushtetuese. Sipas Kosova Press, një tjetër çështje që kërkon sqarim është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, në rast se Kuvendi shpërndahet për shkak të dështimit për zgjedhjen e Presidentit. Zyra e Presidentes kërkon të përcaktohet se cili autoritet do ta ushtrojë këtë kompetencë në rrethanat e krijuara.

Sipas Zyrës së Haxhiut, qëndrimi i saj bazohet në parimin e vijimësisë institucionale dhe nevojën që funksionimi i institucioneve të mos bllokohet për shkak të përfundimit të një afati kushtetues. Tashmë pritet që Gjykata Kushtetuese të japë interpretimin e saj për kompetencat presidenciale dhe procedurat që duhet të ndiqen nëse Kosova mbetet pa President të zgjedhur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme