Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë historinë e Fatbardhës, nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila është një nga përfitueseve të politikës së re të mbështetjes sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja bën me dije se me dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, Fatbardha do të përfitojë mbështetje financiare të dyfishuar për djalin e saj, Redin.
Gjithashtu, ajo do të përfitojë njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për përkujdesjen ndaj të birit.
Sipas ministres, kjo politikë synon të rrisë mbështetjen financiare për familjet që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Fatbardha, nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, është një nga përfitueset e politikës së re të mbështetjes sociale. Me dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, ajo do të përfitojë mbështetje financiare të dyfishuar për djalin e saj, Redin, si dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për përkujdesjen ndaj tij”, shkruan ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




