Gjuha kroate në UT, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zgjeron bashkëpunimin me Kroacinë

Arsim | 58 minuta më parë

Nga ky vit akademik, studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësinë të studiojnë gjuhën kroate, por edhe të njihen më nga afër me historinë, letërsinë, kulturën dhe traditat e Kroacisë.

Ceremonia u zhvillua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe u çel nga Dekania, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme në zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe në procesin e ndërkombëtarizimit të institucionit.

“Jo vetëm studentë të Fakultetit të Gjuve tuaja, por gjithë studentët e Universitetit të Tiranës do të shpërdahet informacioni për t’u regjistruar në kurset ekstrakurrikulare, pra të gjuhës dhe kulturës kroate.  Merrini me dëshirë për të studiuar gjuhë sepse janë gjuhë të rajonit. Ne nëse nuk njohim kulturën e rajonit në radhë të parë do ta kishim të vështirë të njihnim kultura të tjera më të larta.”

I pranishem ne kete ceremoni ishte dhe Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramarić,  i cili theksoi  rëndësinë e promovimit të gjuhës dhe kulturës kroate në universitetet shqiptare, si një mënyrë për të krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi akademik e kulturor.

“Perfshirja  e gjuhës kroate në Universitetin e Tiranës eshte  një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. përmes gjuhës, arsimit dhe kulturës krijohen ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes popujve“

Një tjetër moment i rëndësishëm i ceremonisë ishte prezantimi zyrtar i Dr. Nataša Veinović, e cila do të jetë lektore e gjuhës dhe letërsisë kroate në Fakultetin e Gjuhëve të HuajaCeremonia u shoqërua edhe me përurimin e Këndit të Bibliotekës së Gjuhës dhe Letërsisë Kroate në Bibliotekën “Rozafa”.Hapësira e re do të shërbejë si një pikë referimi për studentët, pedagogët dhe të gjithë ata që kanë interes për gjuhën, letërsinë dhe kulturën kroate.

Përfshirja e gjuhës kroate në ofertën akademike të Universitetit të Tiranës shënon një tjetër hap në zgjerimin e dimensionit ndërkombëtar të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme