Kurti: Votojmë Gjykatën Speciale nëse PDK garanton votën për Konjufcën ose Rushitin në postin e presidentit

Kosovë | 1 orë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli sonte në një konferencë për media me një propozim të ri për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka refuzuar ofertën e qeverisë për të mbështetur profesorin Bekim Sadiku si kandidat.

“Partia Demokratike e Kosovës refuzoi ofertën tonë që ta mbështesim profesor Bekim Sejdiun. E unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesor Bekimi do të rikthehej. Përveç tij, natyrisht i kemi edhe dy emra të cilët në këtë vit i kemi prezantuar si kandidatë për president: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, e të cilët po ashtu janë aktualë nëse ka interesim nga opozita”, tha ai.

Ai theksoi se, përveç Sadikut, mbeten aktualë edhe dy emra të tjerë të prezantuar më herët si kandidatë: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, nëse opozita tregon interesim.

““Dhe ne, pas zotimit të tyre, menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë, nëse ata mendojnë që nuk përbën problem mosrespektimi i afatit prej 72 orësh ndërmjet dy mocioneve. Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht, e mandej sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja.

Pra, një seancë Kuvendi sonte me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e presidentit të ri të Republikës. Pas kësaj, çfarë thashë unë, pres që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të cilin nuk po arrij ta takoj, të dalë publikisht por sot dhe të thotë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, që të gjithë, votojnë sonte për president Glaukun”, tha Kurti.

Ai propozoi një seancë të Kuvendit sonte me dy pika të rendit të ditës: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e presidentit të ri të Republikës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme