Nations League, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë

Kombëtarja | 1 orë më parë

Dy lojtarë të kombëtares shqiptare të futbollit janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 4-t të Nations League nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.

Kristjan Asllani, heroi i sfidës ndaj San Marinos, është vlerësuar me notën maksimale (10), po aq sa Olise i Francës.

Në 11-en më të mirë të ndeshjeve të katërta të Nations League është përfshirë edhe Elseid Hysaj, i cili është vlerësuar me notën 7.9.

Shqipëria kryeson grupin C1 në Ligën e Kombeve me 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme