Nga sot çmime të reja në karburante, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, më 8 tetor.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal me pakicë i naftës do të jetë 217 lekë/litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 193 lekë/litër.
Krahasuar me çmimet e mëparshme, nafta rritet me 7 lekë për litër, ndërsa benzina me 3 lekë për litër.
Në tregun me shumicë, çmimi maksimal është përcaktuar në 205 lekë/litër për naftën dhe 181 lekë/litër për benzinën.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 8 tetor, në orën 12:00, dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të tregut.
Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë vendimin. Në rast konstatimi të shkeljeve, operatorët mund të përballen edhe me pezullimin e aktivitetit.
Vendimi vjen në kuadër të masave të marra pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




