Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2026 i është dhënë autores kanadeze Anne Carson, e vlerësuar për kontributin e saj të veçantë në letërsinë bashkëkohore dhe për krijimtarinë që ndërthur traditën klasike me forma të reja letrare.
Komiteti Nobel e ka vlerësuar Carson “për veprën e saj të guximshme dhe shpikëse që, në dialog të gjallë me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”.
Gjatë karrierës së saj, Carson ka ndërthurur poezinë me përkthimin dhe veprimtarinë akademike, duke dhënë mësim në universitete të ndryshme. Krijimtaria e saj është karakterizuar nga një marrëdhënie e veçantë mes gjuhës, letërsisë klasike dhe kërkimit për kuptime të reja.
Pjesa më e madhe e veprës së saj letrare qëndron në kryqëzimin mes pasionit të filologes për fjalët dhe kërkimit të poetes për kuptimin. Pikërisht gjuha dhe historia e saj kanë qenë një prej pikënisjeve kryesore të krijimtarisë së Carson.
Autorja kanadeze është veçanërisht e njohur për mënyrën se si ndërthur poezinë, esenë, përkthimin dhe elemente të letërsisë klasike, duke sfiduar kufijtë tradicionalë të zhanreve letrare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




