Shkodër/Melodi dhe vargje në vjeshtë, poezia ndërthuret me muzikën në mjedisin historik të Kullës së Inglizit

Kulturë | 55 minuta më parë

Muzika dhe poezia, dy forma të shprehjes artistike që përcjellin emocione, kujtime dhe histori njerëzore, u bashkuan në një mbrëmje të veçantë vjeshte në Kullën e Inglizit, në Shkodër. Tingujt muzikorë dhe vargjet poetike sollën një ndërthurje të artit me historinë, familjen dhe qytetin.

“Kam besim që Shkodrës duhet t’i rikthehet kjo histori, e cila është një histori e gjallë. Dhe pikërisht për këtë po dalim, po këndojmë, po luajmë muzikë”, u shpreh ideatori dhe organizatori, Qamil Gjyrezi.

Këngëtarët Luigj Alija dhe Irsa Mashi sollën interpretime muzikore, të shoqëruar nga instrumentistë të njohur shkodranë.

“Shkodra ka të nevojshme në këto rastet e këtyre jo të dasmave, jo të lulishteve, të lokaleve këto duhet me qenë, duhet me qenë të përgjegjshëm njerëzit”, tha këngëtari, Luigj Alija.

“Muzika për Shkodrën është, është si të thuash shpirti i saj. Shkodra pa muzikën ë nuk ka jetë”, u shpreh Ilir Zoga, udhëheqës artistik.

“Mjedisi është vërtet shumë i bukur, sepse ndërthur natyrën me ambientin. Pra, mund të pish një kafe ndërkohë që je duke dëgjuar muzikë shumë të këndshme”, theksoi këngëtarja, Irsa Mashi.

Nën tingujt e muzikës, poezia gjeti gjithashtu hapësirën e saj me vargje nga libri “Djep në Udhëkryq” i autorit Myrto Hysaj.

Kjo mbrëmje solli në vëmendje edhe një herë traditën e pasur muzikore e kulturore të Shkodrës, ku muzika dhe poezia vijojnë të mbeten pjesë e rëndësishme e identitetit të qytetit.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme