Kategoria e Parë në RTSH/ Luhet java e 5-të, 6 sfida të ndara të shtunën dhe të dielën

Kategoria e Parë | 1 orë më parë

Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 5-të, ku në program janë gjashtë përballje që do të zhvillohen më 10 dhe 11 tetor.

Java e 5-të do të nisë të shtunën me dy takime. Bylisi do të përballet me Kukësin, ndeshje që do të transmetohet në RTSH, ndërsa Flamurtari do të luajë kundër Sopotit në Orikum. Të dyja ndeshjet janë programuar të nisin në orën 13:30.

Katër përballjet e tjera do të luhen të dielën, po në orën 13:30. Korabi do të presë Pogradecin, Besa do të përballet me Ilirinë (edhe kjo ndeshje vjen në ekranin e RTSH), Burreli do të luajë ndaj Besëlidhjes, ndërsa Kastrioti do të sfidojë Orikun.

Të gjitha skuadrat do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë javë për të marrë pikë të rëndësishme dhe për të vijuar objektivat e tyre në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Java e 5-të e Kategorisë së Parë

E shtunë, 10 tetor

Bylis–Kukësi, ora 13:30

Flamurtari – Sopoti, ora 13:30

E diel, 11 tetor

Korabi–Pogradeci, ora 13:30

Besa–Iliria, ora 13:30

Burreli–Besëlidhja, ora 13:30

Kastrioti–Oriku, ora 13:30


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme