Reshjet e vjeshtës, specialistët thonë se mund të ndikojnë në cilësinë e frutave të pavjela
Reshjet e para të vjeshtës kanë nisur në Shkodër, duke sjellë ndryshime në kushtet atmosferike, por edhe shqetësime për fermerët, veçanërisht ata që merren me pemtarinë.
“Prodhimet, besoj, këtë vit kanë qenë në nivelin e duhur dhe shpresojmë që të jemi në kohë edhe për mbjelljet e vjeshtës, pasi sezoni i mbjelljes së grurit po afron.
Besoj se nuk do të keni problematika me shtyrjen e afatit, siç na ndodhi vitin e kaluar, kur për disa javë rresht na u shty mbjellja e grurit dhe rendimenti, t’ju them të drejtën, nuk ishte edhe aq i kënaqshëm.”
Sipas specialistit të bujqësisë në Bashkinë Shkodër, Xhavit Pellumbi, këtë vit prodhimi ka qenë i mirë, ndërsa kushtet atmosferike në vijim mund të ndikojnë në cilësinë e disa kulturave bujqësore.
Ndër kulturat më të rrezikuara nga reshjet e shumta janë shegët, pasi lagështia e lartë mund të dëmtojë frutat dhe të ndikojë në cilësinë e tyre.
Specialistët e bujqësisë këshillojnë që fermerët të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e pemëtoreve dhe të ndërhyjnë në kohë për të shmangur dëmet e mundshme nga reshjet, me qëllim ruajtjen e prodhimit dhe të cilësisë së frutave.
gazetare : M Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




