Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet me 2 lekë nafta, rritet benzina
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm (10 tetor), çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 1 lek.
Nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 211 lekësh për litër, nga 213 lekë që ishte një ditë më parë. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 195 lekë për litër, nga 194 lekë që ishte më parë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 12:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur mund të vendosen ndryshime të tjera.
Vendimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 10 Tetor 2026, vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




