Tepelena në vjeshtë, vizitorët dëshmojnë për potencialin që ka zona

Sociale | 1 orë më parë

Tepelena vijon të jetë një nga destinacionet që tërheq vizitorë, jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe në këtë periudhë të vjeshtës. Peizazhi, historia dhe monumentet e saj po kthehen gjithnjë e më shumë në pika interesi për turistët vendas dhe të huaj.

“Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe gjatë vizitës sime kam pasur mundësinë të zbuloj disa nga bukuritë e saj. Tepelena më ka lënë një përshtypje shumë të mirë, veçanërisht për natyrën, qetësinë dhe atmosferën që të ofron. Është një destinacion ku mund të kalosh kohë të këndshme, të shijosh peizazhet dhe të njohësh më nga afër historinë e zonës. Besoj se Tepelena meriton të vizitohet nga më shumë turistë, sepse ka bukuri dhe vlera që ja vlen të zbulohen”, tha një turiste.

“Është hera e parë që vizitoj Tepelenën dhe më ka pëlqyer shumë. Është një qytet i bukur, me natyrë të mrekullueshme, peizazhe të veçanta dhe historitë interesante. Më bëri përshtypje edhe mikpritja e njerëzve. Mendoj se Tepelena ka shumë për t’u ofruar vizitorëve, sidomos atyre që duan të zbulojnë vende të reja, të shijojnë natyrën dhe të njohin kulturën e një vendi. Do të ishte kënaqësi të rikthehesha përsëri”, u shpreh një turist.

Dhe përtej bukurisë së peizazhit dhe historisë që mbart Tepelena, janë pikërisht turistët ata që e dëshmojnë më mirë se interesi për këtë destinacion po shtrihet edhe përtej muajve të verës.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme