Ernest Muçi nuk fal, vjen goli i dytë

Sport | 1 orë më parë

Ernest Muçi, pas eksperiencës pozitive me përfaqësuesen kuqezi, rikthehet me gol te skuadra e tij, Trabzonspor, që fitoi me rezultatin 3-0 në transfertë përballë Samsunspor në javën e 7-të të Superligës.

Muçi shënon, Trabzonspor merr epërsinë

Ernest Muci, i cili mori topin brenda zonës së penalltisë së Samsunspor pas një pasimi nga Mustafa Eskihellaç, e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje elegante në minutën e 28-të duke zhbllokuar sfidën.

2 gola, 2 asiste

Ylli kuqezi, i cili ka luajtur në 8 ndeshje për ekipin turk këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme