Elbasani, trajneri Daja: Shpërdoruam shumë, Vllaznia me një rast na shënoi

Trajneri i Elbasanit, Glen Daja ka komentuar për “Super Gol” humbjen e pësuar përballë Vllaznisë.
“Për lojën nuk jam shumë i kënaqur, sepse i patëm rastet por i patëm në tranzicion pozitiv. Pra, me dalje nga poshtë, nuk i patëm me qarkullim topi, atë që kishim punuar gjatë gjithë javës. Kishim shumë raste, e dinim se do të ishte e vështirë dhe do vendosej nga episodet”.
“Rastet që patëm, që ishin shumë, kundrejt një rasti që pati Vllaznia dhe shënoi gol, dhe bravo i qoftë, ne nuk i shfytëzuam siç duhet”.
“U kam thënë gjatë gjithë kohës lojtarëve, që motivimi i bendshëm, brenda grupit, është më i rëndësishëm se motivimi që i bëjmë ne si staf. Lulaj si kapiten i ekipit mundohet gjatë gjithë kohës që atë grintën e vet ta injektojë te skuadra. Nuk duhet të presin gjatë gjithë kohës nga kapiteni, por duhet ta kenë grintën, duhet të kenë mentalitet fituesi”.
“Ndeshja e radhës me Dinamon? Jemi të dy profesionistë, përfaqësojmë dy klube të mëdha, do të japim maksimumin, le të fitojë më i miri. Profesori ka avantazh pjesën e kohës, ka dy vite te Dinamo, lojtarët e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Ne na duhet më shumë punë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




