Më shumë se 1,500 persona bllokohen në Greqi pas një alarmi për bombë në një kroçere

Rajon | 51 minuta më parë

Një kërcënim me bombë ndaj një anijeje kroçere të menaxhuar nga një kompani izraelite ka nxitur një operacion sigurie në portin e ishullit grek të Sirosit, pas pretendimit të një personi të panjohur se një mjet shpërthues ishte vendosur në trupin e anijes, njoftuan autoritetet greke.

Anija Crown Iris, me flamur të Panamasë dhe e menaxhuar nga kompania izraelite Mano Maritime, ishte bërë gati të lundronte drejt Haifës me 940 pasagjerë dhe 597 anëtarë ekuipazhi në bord kur u mor kërcënimi.

Pjesëtarë të rojes bregdetare, të ndihmuar nga një qen për zbulimin e lëndëve shpërthyese dhe një zhytës privat, kontrolluan anijen, ndërsa një njësi e specializuar e rojës bregdetare u dërgua në vendngjarje.   Kontrollet e para nuk gjetën asnjë mjet shpërthyes.

Specialistët e rojës bregdetare pritet të mbërrijnë në orën 21:30 (19:30 GMT) për të kryer inspektime të mëtejshme përpara se anija të vazhdojë lundrimin.

Ndërkohë, të paktën shtatë fluturime në Evropë morën kërcënime me bombë sot, duke shkaktuar pengesa në disa aeroporte, megjithëse nuk u zbulua asnjë mjet shpërthyes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme