Bashkia Gjirokastër, masa kundër përmbytjeve, pastrohen përrenjtë në qytet dhe rrethina për parandalimin e vërshimeve

Sociale | 22 minuta më parë

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Gjirokastër po ndërmerr masa për të shmangur përmbytjet dhe dëmet gjatë ditëve me reshje intensive. Është ndërhyrë, për  pastrimin e përrenjve  në qytet dhe rrethina. Këtë e bën të ditur Armand Hila, përgjegjës i kësaj drejtorie.

“Ne si drejtori jemi duke pastruar aktualisht Përroin e Ficos, ku gjatë reshjeve të shiut vijnë shumë inerte nga pjesa e sipërme e përroit. Në planin tonë mujor të punës, ne kemi parashikuar marrjen e masave për pastrimin dhe sistemimin e këtij kanali, në mënyrë që të shmangim problematikat që mund të krijohen gjatë reshjeve të shiut në dimër”, u shpreh Armand Hila, Përgjegjës në Drejtorinë e Bujqësisë.

Hila bën me dije gjithashtu se  ndërhyrjet për pastrimin e përrenjve  do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim,

“Pas përfundimit të punimeve në Përroin e Ficos, ne do të shkojmë edhe te Përroi i Palortos dhe më pas në njësitë administrative. Kam edhe një apel për të gjithë banorët, për gjithë komunitetin e këtyre lagjeve të sipërme, që të mos hedhin mbeturina në këtë përrua, por as në përrenjtë e tjerë”, tha ai.

Pastrimi i përrenjve  ka një ndikim të madh për të minimizuar rrezikun e përmbytjeve dhe për të garantuar sigurinë e Banorëve  në ditët me reshje të dendura.

Gazetare : Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme