Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjedhet formacioni më i mirë i javës 11, Klafuric në stol

Abissnet Superiore | 15 minuta më parë

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet e futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë të kampionatit.

Formacioni është ndërtuar me skemën 3-4-3. Egnatia kryeson me tre futbollistë, ndërsa Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë në formacion.

Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Andrey Yago (Egnatia), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Aleksandar Jovicic (Partizani).

Mesfusha përbëhet nga Rowan Human (Partizani), Altin Kryeziu (Egnatia), Emmanuel Obinna Nwokporo dhe Sokol Uldedaj (Vllaznia). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Fernando (Egnatia), Bismark (Skënderbeu) dhe Freddy Alvarez (Tirana).

Trajneri më i mirë i javës së 11-të është përzgjedhur Dean Klafurić i Tiranës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme