Fasulja trenare në Kreshpan, reshjet e favorshme këtë vit ndihmuan zhvillimin e bimës dhe përmirësuan cilësinë

Sociale | 23 minuta më parë

Fasulja trenare, një nga kulturat bujqësore të kultivuara në fshatin Kreshpan të Maliqit, këtë vit ka shënuar rezultate më të mira në prodhim. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, prania e reshjeve gjatë periudhave të zhvillimit të bimës ka ndikuar pozitivisht, duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e saj.

Fermerët vlerësojnë se kushtet e favorshme klimatike kanë ndikuar jo vetëm në përmirësimin e prodhimit, por edhe në cilësinë e kokrrës së fasules. Produkti karakterizohet nga cilësi e mirë dhe vijon të ketë kërkesë në tregun vendas.

“Si vjet është prodhimi pak më lart, por sipërfaqja është më pak më e vogël. Rreth nja dy hektarë, dy tre hektarë”, u shpreh fermeri, Fatmir Feratllari.

Aktualisht, fasulja trenare e prodhuar në këtë zonë tregtohet me çmime që arrijnë deri në 400 lekë për kilogram, duke mbetur një nga produktet bujqësore me vlerë për fermerët e zonës së Maliqit.

“Dominon cilësia, është cilësia një çik më e mirë edhe është çmimi pak më lartë”, tha ai.

Në fushën e Maliqit kultivohen mbi 300 hektarë me fasule.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme