Nxënësit shqiptarë në vështirësi me të kuptuarit e tekstit, ekspertët: Të ndryshojnë kërkesat e mësuesve

Arsim | 26 minuta më parë

Ndodh shpesh të lexosh një tekst, por jo gjithmonë arrin ta kuptosh atë. Për shumë të rinj leximi po kthehet  gjithnjë e më shumë në një proces mekanik, kur jo gjithmonë kuptohet thelbi dhe mesazhi që përcjellët.

Të dhënat e fundit të Pisa 2025 konstatojnë  këtë shqetësim për sistemin tonë arsimor. Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe zhvillim Ekonomik vetëm 50% e nxënësve 15 vjeçar në Shqipëri arrijnë nivelin bazë të aftësisë në lexim, kundrejt 69% te mesatares së vendeve të OECD-së.

Sipas specialistëve të arsimit, problemi nuk qëndron vetëm të mungesa e leximit , por dhe te mënyra sesi të rinjtë përpunojnë informacionin.

“Nxënësit tanë, dhe këtë e them me bindje, kanë informacione goxha të mira, kanë informacione goxha të sakta dhe një bagazh shumë të mirë. Por problemi thelbësor është se ata orientohen shumë pak, pra e lexojnë me shumë pak kujdes pyetjen dhe nuk e drejtojnë përgjigjen dhe informacionin e tyre te pyetja që u bëhet. Ky është një problem që, në fakt, na vë në vështirësi edhe ne si mësimdhënës. Është detyrim yni profesional që të fillojmë t’i edukojmë fëmijët në këtë mënyrë, sepse jo çdo fjali e saktë është një përgjigje e saktë. Nxënësi mund ta ketë konceptin e saktë, por nuk arrin ta transferojë atë në një situatë të caktuar”, u shpreh specialisti.

Kalimi nga memorizimi dhe riprodhimi i informacionit drejt analizës dhe mendimit kritik shihet si një nga domosdoshmëritë  për përmirësimin e aftësive të nxënësve.

Aftësia për të kuptuar atë që lexojmë nuk është thjesht rezultati i një testi ndërkombëtar është aftësia themelore që përcakton mënyrën sesi mësojmë, marri vendime dhe përballemi me informacionin në jetën e përditshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme