Bursat rriten me rikthimin e Huang në Nvidias, aksionet e kompanisë së teknologjisë u rritën me mbi 30 për qind

Botë | 24 minuta më parë

Kompanitë e teknologjisë shënuan rritje të fortë të martën, ndërsa tregjet aziatike iu bashkuan rritjes globale të bursave, pas rikthimit në krye të Nvidia-s të Jensen Huang, ndërkaq nafta e papërnuar Brent pësoi uljen më të madhe në tre muaj nën 90 dollarë për fuçi. Zhvillimet pozitive vijnë më pak se dy javë pasi drejtori ekzekutiv i gjigantit të teknologjisë së inteligjencës artificiale dha dorëheqjen për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore, përfshirë edhe një lidhje të dyshuar me një spiune kineze.

Roli i Huang si drejtues që zgjidh problemet dhe si vizionar në një industri që ka nxitur revolucionin teknologjik dhe rritjen ekonomike globale, konsiderohej thelbësor për të ardhmen e kompanisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të inteligjencës artificiale.

Lajmi për rikthimin e tij bëri aksionet e Nvidia-s të rritën me mbi 31 %, duke shtuar më shumë se 900 miliardë dollarë në vlerën e saj në treg. Në Evropë, bursat e Londrës dhe Parisit e nisën ditën pa ndryshime të ndjeshme, ndërsa Frankfurti shënoi rritje.

“Huang nuk është thjesht drejtuesi ekzekutiv i Nvidia-s, por ndoshta edhe promovuesi më i madh i të gjithë ekosistemit të inteligjencës artificiale. Marrëdhëniet e tij me klientët dhe investitorët janë të vështira për t’u zëvendësuar”- argumentuan ekspertët.

Bordi i kompanisë Nvidia njoftoi të hënën vendimin për rikthimin e Huang-un në detyrë, ndërsa ky i fundit u prit me entuziazëm nga stafi. Për presidentin Trump, që tha se ka ndikuar në atë vendim, rikthimi i Huang në detyrë nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, por ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul tha të martën se ishte i tronditur nga ndërhyrja e liderit amerikan për ta rikthyer atë në detyrën e drejtorit ekzekutiv të gjigantit të teknologjisë së inteligjencës artificiale, Nvidia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme