Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendos: Senegali, fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës 2025

Senegali është shpallur sërish fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pas një vendimi unanim të trupit gjykues.
Senegalit iu hoq titulli që kishte fituar në finalen e zhvilluar në Rabat në muajin janar, vendim ky i marrë nga Komiteti i Apelit i Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF); megjithatë, ky vendim është rrëzuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila e bëri të ditur vendimin e saj të martën.
“Trupi gjykues i CAS-it konstaton se arbitri nuk ka bërë asnjë gabim në zbatimin e ligjit,” tha Sekretari i Përgjithshëm i CAS-it, Matthieu Reeb.
Në finale, Senegali u largua nga fusha për 14 minuta pasi, në fund të kohës së rregullt, kundër tij u akordua një penallti; disa lojtarë u kthyen në dhomat e zhveshjes në shenjë proteste, përpara se të rifillonin lojën.
Maroku e humbi penalltinë, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë, ku Senegali shënoi golin vendimtar dhe siguroi fitoren.
Megjithatë, dy muaj më vonë atyre iu hoq titulli, pasi Komisioni i Apelit i CAF-it vendosi se Senegali e kishte humbur ndeshjen në tavolinë duke u larguar nga fusha; si pasojë, rezultati u ndryshua dhe fitorja iu dha Marokut me rezultatin 3-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




